Categories Kuriozitete, Lajme

21-vjeçarja vishet si burrë dhe abuzon seksualisht me një vajzë/ ‘Fshihet’ pas bandës kriminale shqiptare

Një vajzë nga Anglia është shtirur si burrë për të abuzuar seksualisht disa herë një vajzë, është thënë në një gjykatë.

Georgia Bilham, 21 vjeç, akuzohet se ka krijuar një llogari të rreme Snapchat dhe është shtirur si burrë me emrin George Parry dhe për t’i dërguar mesazh një vajze 19-vjeçare.

Katër vjet pasi kishin filluar të flisnin në internet, dyshja filluan të takoheshin.

Bilham, nga Tarporley, Cheshire, vishej si burrë dhe mbante kapele gjatë gjithë kohës. Kjo histori ka zgjatur që nga maji 2021 deri në gusht po të këtij viti.

Ajo ia mbushi mendjen vajzës 19-vjeçare që të hiqte syzet, për të mos parë mirë. Vajza kishte probleme me shikimin dhe nuk i shikonte objektet qartë pas 13.5 cm nga fytyra e saj. Sa herë që dyshja shiheshin, Bilham i kërkonte vajzës të hiqte syzet, thanë prokurorët të hënën.

Bilham kryente rregullisht akte seksuale ndaj 19-vjeçares dhe i thoshte se nuk mund të zhvishej sepse i vinte turp për shkak të një plage me që kishte marrë nga një bandë kriminale shqiptare.

Në seancën e radhës në gjyq do publikohen disa nota zanorë që tregojnë se Bilham fliste me një zë mashkullor dhe një theks Birmingham.

Natën e parë që u puthën, më 10 maj 2021, ata ishin në makinën e Bilham-it. Ajo u ndalua nga policia dhe u vu në panik pasi mund të zbulohej identiteti i saj, tha një prokurore e quajtur Anna Pope. Kur policia i kërkoi detaje, ajo u detyrua të përdorte emrin e saj të vërtetë Georgia dhe kjo ngjalli dyshime tek viktima.

Sipas gjykatës, Bilham u justifikua para vajzës se patenta ishte e rreme, me një emër të rremë, sepse nuk ishte i kualifikuar për të drejtuar makinën. 19-vjeçarja i dha kohë vetëm një ditë Bilhamit për të vërtetuar se është mashkull dhe ajo i dërgoi një foto të një djali të ri me flokë bjonde. Pavarësisht dyshimeve të saj, 19-vjeçarja e besoi dhe vazhduan marrëdhënien.

E pyetur në gjykatë nëse do e kishte lejuar ta prekte nëse do e dinte që ishte vajzë, ajo u shpreh, ‘jo më bën të ndihem e sëmurë, nuk jam homoseksuale”.

Gjërat përfundimisht dolën në dritë pasi nëna e 19-vjeçares i tha asaj se George është një vajzë dhe ajo shpërtheu në lot. Pas zbulimit të identitetit të saj, George fshiu llogarinë e saj në Snapchat me emrin e rremë dhe i tregoi se në jetën e përditshme nuk vishet si djalë.

Akuzuesi, emri i të cilit nuk mund të përmendet për arsye ligjore, u tha detektivëve që Bilham ka nevojë për “ndihmë serioze”.

Bilham është akuzuar për nëntë akuza për sulm seksual dhe tetë akuza për penetrim, të cilat ajo i mohon të gjitha.

Gjyqi vazhdon.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME