Categories Lajme

23 pasuri të sekuestruara nga SPAK/ Zbardhet vendimi i Gjykatës për biznesmenin: Janë objekt i ligjit antimafia

Zbardhet vendimi i gjykatës së Posaçme për sekuestron e pasurive të biznesmenit  Anton GJINAJ. Sipas gjykatës pasuritë e sekuestruara janë objekt I ligjit antimafia. Për 23 pasuritë sekuestruara gjykata ka dalë më përfundimin se  ekzistojnë prova se këto pasuri janë përfituar në mënyrë te kundërligjshme.

Gjykata ka vënë në dukje se personat që i posedojnë këto prona, të ardhurat e përfituara në mënyrë të ligjshme I kanë më të vogla nga vlera e pronave që disponojnë. Gjithashtu në vendimin e gjykatës thuhet se ka arsye të bazuar për të besuar këto prona mund te tjetërsohen tek persona të tjerë me qëllim që ato mos te konfiskohen.

23 pasuritë e sekuestruara i kalojnë agjencisë së administrimit të aseteve të sekuestruara. Në vendimin prej 14 faqesh gjithashtu thuhet se trafikimi i drogës në vitin 2006, ku ka qenë I përfshirë Pashuk Gjinaj, me vlerë rreth 2 milion eurosh. Dosja në SPAK ka ardhur me urdhër të DEA-s amerikane.

23 pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina janë sekuestruar nga SPAK, të cilat ishin në pronësi të biznesmenit me 2 emra, Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj), lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar në Spanjë në vitin 2010, me 8 vite burg e 9 muaj, për trafikimin e 50 kg heroine. Anton Gjinaj u arrestua në prill të vitit 2021 në Malin e Zi nga Interpol, ndërsa rezulton të jetë pronar i kompanisë së ndërtimit “Alesio-2014”, e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK, në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë.

23 pasuri të sekuestruara nga SPAK/ Zbardhet vendimi i Gjykatës për biznesmenin: Janë objekt i ligjit antimafia

23 pasuri të sekuestruara nga SPAK/ Zbardhet vendimi i Gjykatës për biznesmenin: Janë objekt i ligjit antimafia

Vendimi i gjykatës së Posaçme për sekuestron e pasurive të biznesmenit  Anton Gjinaj

Ndërkohë Anton Gjinajt alias Pashuk Gjini pritet t’i sekuestrohet një tjetër pasuri me një vlerë shumë të madhe. Report Tv ka mësuar se në GJKKO është depozituar tjetër kërkesë për një tjetër pasuri në disponim të Anton Gjinajt. Dje të dënuarit për trafik droge iu sekuestruan 23 pasuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME