Categories Lajme

23 raste në Vlorë, 318 raste të reja nga 1508 testime të kryera gjatë 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vend kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 11 persona, si dhe janë regjistruar 318 raste të reja nga 1508 testime të kryera.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë i MSHMS: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat gjatë festave për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdeseni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 1508 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 318 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,122 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes. Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME