Categories Covid-19, Lajme

23 raste në Vlorë dhe 1 qytetar nga Vlora humb betejën, 602 raste të reja 16 humbje jete në 24 oret e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 602 raste të reja me Covid-19 dhe 16 humbje jete në 24 oret e fundit. Në këtë mënyrë numri i viktima vazhdon të jetë i lartë në vendin tonë, teksa tashmë ka kapur në total shifrën 2002. Që nga fillimi i pandemisë, 115,442 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në testin Covid, nga të cilët 78,259 pacientë janë shëruar, ndërsa 35.181 është numri i rasteve aktive.

Njoftimi: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë:  1080 të vaksinuar, 3077 testime, 761 të shëruar, 602 raste të reja dhe 16 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1080 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 22,693 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3077 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 602 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  243 raste në Tiranë, 29 raste në Korçë, 28 raste në Durrës dhe Fier, 27 raste në Shkodër, Sarandë, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Lezhë, 14 raste në Kamëz, Gjirokastër, 11 raste në Berat, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Elbasan, Pogradec, 7 raste në Mirditë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kurbin, Vau i Dejës, Librazhd, Prrenjas, 5 raste në Devoll, Kukës, Kavajë, Gramsh, Shijak, 4 raste në Mallakastër, Kolonjë, 3 raste në Tropojë, Përmet, Delvinë, 2 raste në Divjakë, Dibër, Kuçovë, Vorë, Patos, 1 rast në Krujë, Mat, Belsh, Himarë, Memaliaj, Skrapar, Maliq, Poliçan.           

Në 24 orët e fundit janë shëruar 761 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 78,259 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 620 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 41-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Mars 2021)

Raste të reja ditore       602

Të shëruar në 24 orë     761

Të shtruar në spitale      620

Humbje jete në 24 orë   16

Testime ditore               3077

Testime totale          501,153

Raste pozitive          115,442

Raste të shëruara       78,259

Raste Aktive                35,181

Humbje jete                2002

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    23511

Fier        2540

Vlorë       1659

Durrës    1662

Shkodër   1327

Gjirokastër 1219

Korçë     879

Elbasan  624

Lezhë       694

Berat       420

Dibër    340

Kukës    306

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME