Categories Lajme

24 orë në det/ Pasagjerët e tragetit “Brindis-Vlorë”: Jemi të lodhur

Trageti “Brindisi-Vlorë” është ankoruar në portin e qytetit bregdetar pas më shumë se 2 orësh qëndrimi në det të hapur për shkak të vështirësisë së krijuar nga moti i paqëndrueshëm.

Pasagjerët u shprehën se ishin lodhur pas një udhëtimi që kishte zgjatur rreth 24 orë. Ndër të tjera, ata shtojnë edhe problemin e mungesës së një doktori apo të ushqimit brenda në traget. Njëra prej pasagjereve u shpreh se kishte pasur një rast të motrës së saj e cila ishte ndjerë pak sëmurë dhe nuk kishin pasur asnjë doktor që t’u vinte në ndihmë.

Një prej pasagjereve: E pata motrën pak të pamundur dhe nuk kishte asnjë doktor. Si ka mundësi asnjë doktor në gjithë atë traget. Jemi të lodhur dhe asnjë shishe ujë brenda në traget, asnjë ndihmë për të ngrënë.

Tjetër pasagjer: Kaq jemi lodhur sa vetë e dimë, nuk po qëndrojmë dot më kështu, pa ngrënë dhe pa pirë jemi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME