24 Qershor, Dita e solidarizimit të komunitetit egjiptian. Dita e solidarizimit,dita e miqësisë dhe harmonisë. Kryetari i këtij eventi, Z. Azem Haliti ,organizoi këtë takim solidariteti . Azemi foli për komunitetin dhe rëndësinë e përfaqësimit të tyre në parlament apo dikasteret e ministrive.
Ai ngriti theksin për politikat sociale për arsimimin e fëmijeve të komunitetit. Në takim merrnin pjesë aktivistë OJF, psikologe, juriste, këshilltarët bashkiake Rozina Kormuzi, Eglantina Imeraj, Edlira Kapllanaj të cilat folën për shoqërinë e mrekullueshme në këtë komunitet dhe sfidat dhe vështirësitë.
Drejtoresha e shërbimit social Znj. Irena Stasa foli mbi politikat dhe projektet sociale të bashkisë Vlorë ku do të jenë të përfshirë familje në nevojë të këtij komuniteti. Një politologe e talentuar Ines Stasa përshëndeti ëmbël dhe me inteligjencë këtë takim.
Unë jam rritur me këtë komunitet dhe e ndjej veten të pandarë – tha Inesi në mbyllje të fjalës së saj. Ajo theksoi përfaqësimin politik të këtij komuniteti, drejt integrimit. Këshilltarja Edlira Kapllanaj lexoi përshëndetjen e deputetes së Ps Vlorë znj Vilma Bello, e cila përshëndeti përzemërsisht organizuesit e takimit, Azem Halitin, të gjithë të pranishmit dhe familjen Haliti.
Qeveria shqiptare duhet të jetë më e vëmendshme për këtë komunitet, si pjesë e pandarë e shoqërisë shqiptare. Pjesë e këtij takimi ishte piktori i talentuar Harrilla Ibrahimi i cili është qytetar model! Takimi u mbyll me një kaba me klarinet nga shoqata ” Bilbili”. Te pranishmit i uruan Aktivistit politik Azem Halitit suksese në rrugën e nisur!

