Categories Lajme

Bujar Leskaj në takime me banorët e lagjeve “Lirim”, “Osman Haxhiu” dhe “Pavarësia

Bujar Leskaj në  takime me banorët e lagjeve “Lirim”, “Osman Haxhiu” dhe “Pavarësia, ku u diskutua nga banorët se cështja e tyre ishin pronat, duke thënë se kishin mbi 40 vjet dhe më shumë që jetojnë  në Vlorë dhe nuk kanë dokumenta shtëpie, dhe se bënin me faj të tëra qeverit si të majtë dhe të djathtë për këtë gjendje, dhe se kanë humbur shpresat.

Një banor tha se kemi besim te ty Bujar, ndërsa një tjetër banor u ankua se vinë vetëm për vota, dhe se asnjë deputet nuk shikojnë në derë, dhe se duhet të kenë besim te partia demokratike. Vendosmëria dhe entusiazmi mbizotëruan në dy takimet e ndryshme që pati me anëtarët, simpatizantët e Partisë Demokratike dhe banorët e lagjeve “Lirim”, “Osman Haxhiu” dhe “Pavarësia”!

Me qytetarë vlonjatë të vendosur, besimin në fitore, angazhimin dhe organizimin e strukturave do të bëjmë të mundur fitoren e Partisë Demokratike Në zgjedhjet e 25 prillit do të fitojë Shqipëria!

Largimi i sektit të Rilindjes tashmë është një rrugë pa kthim! E Keqja na ka kapluar gjithandej, ndaj duhet votuar masivisht në 25 prill, për ndryshimin, të cilin e përfaqëson PD! Diskutova për programin ekonomik të Partisë Demokratike të paraqitur nga kryetari Basha dhe u shpjegova me detaje pikat se ku qëndron suksesi dhe mundësia që ky program të realizohet në praktikë.

Dhe këto nuk janë premtime boshe, por angazhime që do bëhen realitet! Sepse është një program që do t’i kthejë atë që Shqipërisë i ka munguar në këto tetë vite: PËRGJEGJSHMËRINË, TRANSPARENCËN dhe LLOGARIDHËNIEN!

Në zgjedhjet e 25 prillit nuk do të përcaktohet se kush do të qeverisë Shqipërinë, por do të vendoset kthimi i Shqipërisë shqiptarëve. Në 25 prill nga vota jonë vendoset fundi i sektit abuziv të Rilindjes në kurriz të shqiptarëve.

Partia Demokratike në pushtet do të ndërtojë një Shqipëri që do t’u shërbejë të gjithë shqiptarëve, pa paragjykuar bindjet e askujt. Për këtë arsye  si Parti Demokratike do të jene shërbestarët e parë e të përkushtuar të popullit. Në 25 prill votojmë masivisht, për t’i kthyer normalitetin atdheut. PD do të fitoj për qytetarët vlonjatë, për familjet vlonjate, për Vlorën dhe Shqipërinë! VLORA FITON- SHQIPËRIA FITON!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME