Categories Lajme

250 mijë legalizime dhe 1.3 milionë shërbime në vit, Artan Lame ikën me shifra konkrete nga Kadastra

Dy ditë pas shkarkimit, ish-kreu i Kadastrës shqiptare Artan Lame, ka folur për punën gjatë ushtrimit të detyrës. Ai e cilësoi largimin e tij nga ky institucion, si një “dhuratë” për ditëlindje.

Në fjalën e tij Lame bëri të ditur se 1.3 milionë shërbime jepen çdo vit në Kadastër dhe 250 mijë legalizime. Mes të tjerash Lame theksoi se reforma mund të realizohej vetëm me Edi Ramën kryeministër.

“Para disa kohësh, në një emision thashë se Kadastra nuk përbën më lajm, në kuptimin që tashmë ka hyrë në rutinën e punës së saj të përditshme. Nga ana tjetër më dha një lloj trishtimi sepse jam mësuar me gjëra që kanë ritme të shpejta që kanë ndjesë. Kjo ishte një dilemë e imja, që ka pak kohë që më bren.  Për atë që është bërë në këto vite, 250 mijë legalizimet e bëra, me gjithë problemet që ka 1.3 milionë shërbime të dhëna çdo vit në kadastër. E gjitha kjo ka në themel reformën e pronës.Përtej kontributit që kanë persona të veçantë, kjo reformë nuk do ishte marrë kurrë pa Edi Ramën. Askush tjetër nuk do t’i kishte hyrë këtij qeveri përveçse një njeri si ai. Unë nuk e kam vuajtur impostimin e tij në vendimmarrjet e mia.

Kemi diskutuar, kam dëgjuar, edhe kemi debatuar por në momentin pas kësaj kam qenë gjithmonë e lirë në vendimmarrjet e mia. Ky ka qenë një sektor që gjithmonë frynte sipas parasë ose politikës.Kjo mos ndërhyrje e Kryeministrit në vendimmarrje ka pasur edhe një të keqe të vogël, që ka qenë se besimi i tij total tek ynë ka bërë që një pjesë e stafeve të mos ndiejnë që ka një sy nga lart që i shikon. Një pjesë e stafeve e ka ndier veten të pavarur. Çdo punonjës i juaji duhet ta ndiejë që është pjesë e qeverisjeje dhe ta pyesë mirë veten pas çdo tasti që shkruan.

I drejtohem të gjithë punonjësve të Kadastrës, kur nuk përton Kryeministri të më nisë mua ankesën e çdo qytetari, imagjinoni çfarë duhet të bëni ju. Unë nesër kam ditëlindjen dhe pas 3-4 ditësh duhet të bëjë vizitat e asaj ngjarjes së shëndetit që pata para pak vitesh. E konsideroj këtë tërheqje edhe si dhuratë ditëlindje se vërtet duhet të kujdesem edhe pak për shëndetin”, u shpreh Lame.NewsBomb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME