Categories Lajme

26-vjeçarja në ishullin grek vdiq nga mbytja, i dashuri i arrestuar rrëfen çfarë ndodhi

Garyfallia, 26-vjeçarja në ishullin grek Folegandros ka humbur jetën nga mbytja. Ky është konkluzioni i ekspertizës mjeko-ligjore.

Ngjarja e rëndë ka marrë vëmendje në shtetin fqinj, ndërsa policia ka arrestuar të dashurin e viktimës, me dyshimin se ai mund të jetë autor i vrasjes së saj.

Sipas ekspertizës, vajza ishte gjallë kur ra në ujë dhe se shkaku i vdekjes së saj ishte mbytja. Gjithashtu, dëmtimet e gjetura në trupin e saj ishin në përputhje me dëmtimet që rezultuan nga goditjet në shkëmbinj.

30-vjeçari, i dashuri i viktimës rrëfeu ngjarjen në polici në orët e para të së dielës dhe u arrestua. Sipas autoriteteve, të dy ata kanë pasur zënka ditët e fundit. E njëjta gjë ndodhi të premten pasdite, ndërsa ai ishte në lëvizje në makinë.

30-vjeçari ka nxjerrë automjetin nga rruga dhe e është afruar në shpatin shkëmbor. Në këtë moment vajza ka dalë nga mjeti, ndërsa janë zënë me njëri-tjetrin. Sipas tij vajza e ka goditur me gurë dhe më pas ka rënë në det.

I riu pretendon se ai u zhyt në det për ta ndihmuar, por kur e pa të dashurën pa ndjenja ka ikur.

Ngjarja është parë nga një grua në Folegandros , e cila rastësisht kaloi pranë dhe njohu 30-vjeçarin i cili ishte i fshehur dhe i frikësuar në zonën shkëmbore. Në këtë moment ajo ka njoftuar policininë, të cilët pasi mbërritën bënë arrestimin e 30-vjeçarit.

Në momentin që u arrestua, 30-vjeçari u tha policëve  “djema çfarë bëra, ishte moment i keq“. Pastaj ai u dërgua në stacionin policor të ishullit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME