Bashkia Shkodër vijon të bëjë thirrje që të shpallet fatkeqësia natyrore në zonë për shkak të përmbytjeve që kanë sjellë dëme në sipërfaqe të mëdha toke.
Situata vijon të mbetet e njëjtë. Sipas Bashkisë janë ende 2785 hektarë tokë që gjenden nën ujë.
Ndër të tjera kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit si dhe kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit, Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.
Njoftimi i Bashkisë: Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 31.01.2021, paradite
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 31.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë: Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.50 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.82 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 5cm. Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 30cm. Lumit Kir ka prurje të shumta. Bashkia Shkodër Siperfaqe totale e përmbytur 2785 Ha
- Tokë e pakultivuar 588 Ha 2 Foragjere të dyta, jonxhe 1960 Ha 3 Grurë 130 Ha 4 Bimë Dekorative 77 Ha
- P5 mtore 27 Ha6 Sera 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.
- Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm. 2 Ujësjellësi Oblika 3,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit. 4UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë 5 Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 220 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha Grurë 25 Ha Pemtore 25 Ha Bimë dekorative 7 Ha
Sera 3 Ha Nj.A Dajç 1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar 290 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 845 Ha Grurë 95 Ha Bimë dekorative 70 Ha
- Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm 2 80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre. 3 Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
Nj.A.Velipojë Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.
Tokë e pakultivuar 30 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 60 Ha Nj. A. Guri i Zi Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë , Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Te pakultivuara 40 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 130 HaGrurë 10 Ha .Nj.A.Rrethina Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
Tokë e pakultivuar 8 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 45 Ha Pemtore 2 Ha -Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç. -Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit. -Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.
