Categories Lajme

279 raste të reja me covid në Kosovë

279 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit. Brenda 24 orëve të fundit nga 1,775 mostra të marra, 279 raste kanë rezultuar pozitivë, apo me pozitivitet 15.7 % ndërsa kemi 441 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19 Kështu ka bërë të ditur, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook. Postimi i plotë:  Donacioni i Qeverisë Gjermane në bashkëpunim me OBSh-së dhe e Ministrinë e Shëndetësisë, përmban pajisje dhe produkte mjekësore në vlerë prej 2.17 milion euro, për përballje me pandeminë. Dërgesa është dorëzuar në prani të ambasadorit gjerman z. Rohde në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe do të shërbejë për të fuqizuar kujdesin ndaj pacientëve dhe, mbrojtjen gjithashtu të punonjësve shëndetësor që janë në vijën e parë të betejës kundër Covid -19.

Solidaritetin e OBSh-së dhe Qeverisë gjermane e vlerësoj jashtëzakonisht shumë sidomos në këtë kohë të pandemisë, andaj, shpreh respektin më të thellë për kontributin e tyre të vazhduar përfshirë edhe këtë donacion. Falënderoj dhe mirëpres përkrahjen e mëtejme të OBSh-së dhe Gjermanisë në favor të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,775 mostra të marra, 279 raste kanë rezultuar pozitivë, apo me pozitivitet 15.7 % ndërsa kemi 441 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME