Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës me dëmtime në trup, duke pretenduar se është dhunuar nga efektivë të policisë greke në qytetin e Kalkidhës.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga policia, i riu ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth 13 ditë më parë, pasi autoritetet greke e kishin ndaluar duke e dyshuar gabimisht si autor të një vepre penale. Pas verifikimeve të kryera, ai rezultoi i pafajshëm.

29-vjeçari, i identifikuar si Maldin Maxhari, mësohet se ka depozituar kallëzim ndaj policisë greke për dhunën e pretenduar. Më pas ai është dëbuar nga Greqia dhe është kthyer në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.

Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe dëmtimeve të marra, ai është paraqitur në spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor. Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet për dëmtime në brinjë dhe në shpretkë.

Policia e Korçës ka marrë dëshminë e 29-vjeçarit dhe pritet të përcaktohen procedurat që do të ndiqen më tej, duke qenë se ngjarja e pretenduar ka ndodhur në territorin grek.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME