Categories Lajme

‘2A Group’ aksionere e aeroportit të Vlorës rrafshoi kodrën e Mifolit, Bashkia Vlorë: Punuan pa leje

Pas denoncimit të Report TV për gërryerjen e kodrës në fshatin Mifol nga kompania 2A Group, Bashkia Vlorë konfirmon se nuk është lëshuar asnjë leje apo autorizim për punimet e kryera në këtë zonë kodrinore.

Në përgjigje të kërkesës për informacion, Bashkia thotë: “Nga verifikimet e kryera pranë Drejtorisë së Urbanistikës, rezulton se nga ana e kësaj drejtorie nuk është lëshuar asnjë leje  apo autorizim urbanistik që lidhet me gërryerjen e terrenit, marrjen e dherave apo kryerjen e punimeve të tilla në këtë vendndodhje”.

Kjo përgjigje vjen dy javë pas dëmit kolosal që iu shkaktua mjedisit, ndërsa bashkia nuk kishte marrë asnjë masë. Në fund të Janarit, kompania “2A Group”, aksionerë në minorancë e shoqërisë koncensionare që po ndërton aeroportin e Vlorës ka marrë tonelata me dhera për të mbushur sipërfaqen e terminalit.

Ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pezulloi punimet ne Mifol, pasi konstatoi se kompania nuk dispononte as lejen mjedisore.

Mesazhi i bashkisë Vlorë për Report Tv

Në zbatim të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar dhe në vijim të kërkesës suaj, ju përcjellim bashkëlidhur këtij email-i informacionin e dërguar prej Drejtorisë së Urbanistikës, pranë Bashkisë Vlorë.

Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion lidhur me punimet e konstatuara në zonën kodrinore të fshatit Mifol, Njësia Administrative Novoselë, ju informojmë se: Nga verifikimet e kryera pranë Drejtorisë së Urbanistikës, rezulton se nga ana e kësaj drejtorie nuk është lëshuar asnjë leje  apo autorizim tjetër urbanistik që lidhet me gërryerjen e terrenit, marrjen e dherave apo kryerjen e punimeve të tilla në këtë vendndodhje.

Me respekt,

Drejtoria e Urbanistikës

Bashkia Vlorë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME