Në një shtëpi në Edgewater janë gjetur tre fëmijë duke jetuar mes 246 kafshëve. Sipas të dhënave thuhet se kishin pesë vite që jetonin në atë gjendje. Pas një kontrolli, oficerët e policisë gjetën në shtëpi qen, mace, kavje, lepuj dhe disa lloje zvarranikësh, përfshirë 60 minj, të cilët qëndronin të lirë. Personat që fshihen pas kësaj ngjarje janë Melissa Hamilton, 49 vjeç; Gregg Nelson, 57 vjeç dhe Susan Nelson, 43-vjeç, të cilët akuzohen për abuzim ndaj fëmijëve dhe kafshëve. Sipas dëshmitarëve, Gregg Nelson po i jepte fund lidhjes me gruan e tij Susan dhe të jetonte me të dashurën Hamilton. Ai donte të merrte tre vajzat me vete, por gruaja nuk e lejonte.
Categories
Lajme