ISHP konfirmoi sot 8 raste të reja në të gjithë vendin, ku njëri prej tyre është pikërisht në qytetin e Durrësit. Ky i fundit u shërua tërësisht, por duket se sot infeksioni është kthyer atje.
Raportohet se i infektuari është një 71 vjeçar kinez, i cili jeton në zonën e Plazhit në Durrës. Ai është shprehur para mjekëve se jetonte vetëm në shtëpi dhe se nuk ka lëvizur prej saj duke bërë që të mos kuptohet se si është infektuar në të vërtetë.