Categories Lajme

3 muaj pa marrë rrogat/ Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit në protestë

Punëtorët e Uzinës së Ballshit kanë protestuar sot para Prefekturës së Fierit. Për ta, kjo është një situatë e përsëritur, ku nuk i kanë dhënë zgjidhje. Punëtorët të shqetësuar, janë shprehur se nuk ua kanë paguar sigurimet shoqërore prej 9 muajsh. Po kështu, nuk ia kanë dhënë pagat prej 3 muajsh. 

“Kjo është një situatë e përsëritur. Nuk na i kanë paguar sigurimet shoqërore prej 9 muajsh, dhe nuk na kanë dhënë pagat prej 3 muajsh. Këtu kanë njerëz të sëmurë që shkojnë në spital, dhe paguajnë detyrimet se nuk janë paguar sigurimet shoqërore. Unë figuroj i punësuar fiktivisht dhe nuk mund të marrë as ndihmë sociale. Dikush duhet ta mbajë përgjegjësinë. Nëse duan ta mbyllin si uzinë, le ta mbyllin. Ne na mbahen librezat e punës atje, dhe në fakt nuk po marrin para. Sot ne jemi një pjesë. Por nesër në Tiranë ne do të jemi të gjithë. Ne kemi vendosur që nesër të shkojmë përballë Ministrisë së Energjetikës”, u shpreh një nga protestuesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME