Categories Lajme

30% e shqiptarëve “rrëzojnë” Lekun! Banka Qendrore e Austrisë: Mendojnë euron si monedhë zyrtare brenda 5 vitesh

Një në tre shqiptarë beson se, në harkun e 5 viteve të ardhshëm, leku nuk do të jetë më monedha vendase. Thuajse 30% e shqiptarëve besojnë kështu se, në harkun e 5 viteve të ardhshme, monedha jonë kombëtare do të jetë euro, monedhë të cilën do ta ndajmë me vendet e eurozonës, por edhe me fqinjin tonë, Kosovën.

Anketimi është kryer nga Banka Qendrore e Austrisë dhe ndër të tjera tregon se, krahasuar me vitin 2014, optimizimi i shqiptarëve sa i përket integrimit tonë europian është rritur. Në vitin 2014 ata që besonin se futja e euros do të ndodhte në 5 vite, ishin sa gjysma e atyre që janë sot, vetëm 15%. Thuajse 35% e shqiptarëve ndërkohë mendojnë se, euro do të jetë monedhë zyrtare në vendin tonë në 6-10 vitet e ardhshme. Në 2014-ën kjo normë ka qenë ndjeshëm më e ulët. Rreth 10% ndërkohë mendojnë se s`do të ndodhë kurrë, ndërsa pjesa tjetër mendon se kjo do të ndodhë pas 20 vitesh, apo shprehen se nuk e dinë.

Por ajo që bie në sy ndjeshëm po të krahasojmë dy grafikët, është fakti se, optimizmi është rritur ndjeshëm, dhe mesa duket, kjo gjë lidhet ngushtë me perspektivën e integrimit europian të vendit tonë. Optimimi i lartë i shqiptarëve për euron justifikon disi edhe shifrën tjetër të bërë publike nga Banka Qendrore e Austrisë, atë se, rreth 30% e shqiptarëve mbajnë euro cash, mesatarisht 200 euro për frymë. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ato kandidate për t`u bërë pjesë e unionit, shqiptarët janë më optimistët në këtë drejtim.

/scan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME