Categories Lajme

30 Nëntor përkujtojmë të rënët në luftë kundër Dukatit !

Sot në 30 Nëntor përkujtojmë të rënët në luftë kundër Dukatit ! Në këtë luftë vëllavrasëse, të ideuar nga krimineli komunist Mehmet Shehu mbas urdhërave të kryekriminelit Enver Hoxha,me qëllim që të nënshtronte Dukatin nacionalist, fshatin më të madh në Vlorë e Labëri, u vranë në betejën vëllavrasëse 24 shqiptarë , 9 nga forcat nacionaliste të Dukatit dhe 15 nga partizanët .

Rapsodi dukatas Azem Vangjeli për të rënët këndoi :

S’jam fashist, por i Dukat,

As ti rus, por i Tërbaç,

Por na qenka taksirat

Që na vjen dhe vret në prag!

Ka mbetur si legjendë debati i zhvilluar ndërmjet partizanit Myrto Sadiku nga Tërbaçi dhe ballistit Murat Bodo nga Dukati ,i pari foli Myrtua:

“Hidhe armën, fashist i ndyrë!”

Ndërsa Murati i përgjigjet sipas rapsodit (lexo më sipër).

U qëlluan të dy zjarr për zjarr. Dukati fisnik i qau të gjithë të rënët pa dallim politik apo krahinor dhe i varrosi të dy palët me nderime sipas zakonit shqiptar.

Nënat Dukatase vajtuan pa dallim bijtë e Shqipërisë ,të rënë në këtë betejë vëllavrasëse :

Korba, na u vranë djemtë,

Ca këtu e ca në çetë.

Ca këtu, ca në parti,

Vaj medet, o Shqipëri!

Sot përkujtojmë Martirët e Dukatit,në qëndresën epike ndaj kriminelit M.Shehu ,që i sulmoi pabesisht më 30 nentor 1943.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!

Lavdi Dukatit me emër dhe histori të thellë kombëtare ! Nga Bujar Leskaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME