Categories Lajme

30 Prilli, afati i fundit për vetëdeklarimin e të ardhurave

Tatimet: Detyrim ligjor mbi 82 mijë individë të dypunësuar dhe më shumë 

30 Prilli ishte afati i fundit i vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Deklaratёn Individuale Vjetore tё tё Ardhurave pёr vitin 2021. Bazuar në të dhënat e këtij dikasteri janë 82,178 individë gjithsej të cilët duhet të deklarojnë të ardhurat personale.

Nga këta 13,521 individë duhet ta bëjnë deklarimin pasi kanë paga bruto vjetore mbi 2 milionë Lekë. Ndërsa 68,657 individë kanë detyrimin për të bërë deklarimin e të ardhurave pasi kanë qenë të dypunёsuar tё paktёn nё njё periudhe tё vitit, ku në total paga e kёsaj periudhe ishte më e lartë se 30,000 Lekë dhe në total paga bruto vjetore është më e ulët se 2 milionë Lekë.

Detyrimin për të dorëzuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave e kanë individët rezidentë brenda dhe jashtë Shqipërisë të cilët kanë realizuar të ardhura në shumën 2 milionë Lekë e më tepër, individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Shqipëri në shumën 2 milionë Lekë e më tepër, si dhe individët të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës, në një shumë të vetme.

Deklarata vjetore e të ardhurave mund të plotësohet online edhe nga persona të tjerë, pavarësisht se nuk kanë detyrimin ligjor për këtë, për arsye se duan të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme.

Pas përfundimit të afatit të vetëdeklarimit, Administrata Tatimore thekson se për personat që nuk kanë respektuar ligjin do të aplikohen masat administrative.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME