Categories Lajme

30 qershori/ Rama nga Salzburgu

Situata politike, rrugëtimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe arti kanë qenë pikat kyçe të intervistës së Kryeministrit Edi Rama në Forumin “Convoco”, në Salzburg. I pyetur për 30 qershorin, në përgjigjen e tij, shefi i qeverisë ka mbajtur premtimin që ka dhënë më herët, “se nuk do ta shajë kurrë shqiptarët në gjuhë të huaj”, për këtë arsye ai nuk bëri akuza për asnjë palë politike, por theksoi se politika në Shqipëri ka nevojë të piqet. Për të komentuar situatën politike ku ndodhet vendi, me një palë zgjedhje që nuk njihen nga opozita apo në një kohë kur presidenti ka nxjerrë 3 dekrete, Rama e përkufizoi me një fjali duke thënë se “në Sqipëri kemi një jetë shumë të vështirë politike, ne nuk biem dot dakort as për kohën”. Në një pikë ka rënë dakord me presidentin Ilir Meta, se politika duhet të piqet e maturohet.

‘Ne kemi një jetë shumë të vështirë politike. Besoj fort se cilësia e demokracisë, e të bashkëjetuarit nuk varet nga sa shumë biem dakort, por nga mënyra sesi nuk biem dakort. Ne nuk biem dot dakort as për kohën. Duhet të piqemi sepse demokracia nuk është e thjeshtë. Rritja, maturimi janë pjesë e këtij tranzicioni të dhimbshëm dhe Europa është shumë e rëndësishme dhe integrimi europian është unik sepse na jep mjetet për tu modernizuar, na jep mënyrat dhe njohuritë për të ndërtuar institucione, për të ndërtuar një sistem drejtësie të besueshëm, e duke bashkuar njohuritë e Europës me fuqinë shumë tërheqëse që ka Europa mbi shqiptarët mund të bësh reforma që nuk janë shumë popullore, por që kanë mbështetje të madhe, sepse njerëzit thonë, po, nuk është e këndshme por duhet ta bëjmë sepse jemi europianë dhe duam t’i përkasim Europës”, tha Rama.

Ai është ndalur të flasë edhe për gardhin e hequr nga godina e Kryeministrisë, një ndër punët e tij të para që kur u zgjodh në krye të qeverisë, si dhe këpudhën e vendosur në oborrin e saj, kur dhe e ka përdorur si simbolikë për të dhënë një mesazh të rëndësishëm.

 ‘Para se të bëhesha kryeministër, gjithmonë thoja, nëse bëhem ndonjëherë kryeministër, kjo ndërtesa nuk do ketë gardhe, sepse ishte e rrethuar, dukej si burg, me gardh me ushtarë. Gjithmonë kam besuar se ndërtesat mbrohen me anë të bukurisë, jo gardheve. Hoqa gardhin dhe e hapa tërë katin e parë për popullin, e u bë ajo që sot është COD-i, kemi ekspozita, biblotekë publike, një sallë të vogël kinemaje ku fëmijët mund të vijnë, të shohin filmat e tyre, të diskutojnë, zhvillojmë edhe diskutime aty. Kam thënë që edhe protestuesit mund të vijnë ta përdorin atë pjesë falas, për të shtruar çështjen e tyre, e nëse duan, unë mund të shkoj, apo ministrat, për të folur me ta. Por protestuesit kanë një problem me diskutimin, sepse nëse debatojnë, nuk janë më protestues. Nuk është e thjeshtë, por është aty edhe për këtë qëllim. Por kërpudha e … që ishte në kopësht nuk i mbijetoi sulmit të protestuesve, sepse e thyen. E thyen dhe ishte e trishtë, por ishte edhe e vështirë t’i shpjegoje … që nuk ishte një protestë estetike, ishte politike. Ishte kundër meje, jo kundër kërpudhës. Nuk më kapën dot mua dhe kapën kërpudhën. Kërpudha u thye. Isha shumë i lumtur kur … më mori në telefon pas një muaji dhe më tha ‘kam një ide fantastike’. Sepse i thashë ‘duhet ta bëjmë prap. Do e bëjmë prap, por duhet ta ngremë 25% më lart, që kushdo që e prek ta dijë se do kthehet më e lartë. Kjo do i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ia dalin, kërpudha do rritet. Më duket shumë e bukur, të mbijetosh me rritje e të reagosh duke u rikthyer, mezi pres kërpudhën që do jetë më e madhe tani, gjë që mund të nxisë protesta të tjera, por pastaj do e zmadhojmë më shumë, sepse jeta vazhdon’, përfundoi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME