Categories Lajme

30 Vjetori i lidhjes së gruas Demokratike të Vlorës, Liri Berisha: Roli i gruas në PD, me rëndësi të madhe

Liri Berisha: Roli i gruas në PD, me rëndësi të madhe Nuk pranon që ta prezantojnë thjesht si zonja e ish-Kryeministrit, por si një prej grave që kanë sjellë vlerat e tyre në shoqëri pse jo dhe në Lidhjen Demokratike të Grave. Liri Berisha përshëndeti në ceremoninë e 30-vjetorit të Lidhjes së Gruas Demokratike të Vlorës dhe reshton disa emra të grave që thyen tabutë.

“Znj.Elena Gjika e cila në një kohë kur ishte tabu të flisje për problemet e të drejtave të gruas, ajo ka folur për barazinë gjinore. Apo gruaja model Musine Kokalari. Ju jeni gra që jeni ngritur në kohë të vështira, keni guxuar për të thyer tabutë”.

Znj. Berisha vlerësoi për rolin e saj në forumin e Lidhjes Demokratike të Gruas dhe shkrimtaren vlonjate Vilhelme Haxhiaj që zgjodhi pikërisht këtë ditë për të promovuar librin e saj të radhës.

Vilhelme Vranari Haxhiraj ka qenë e ngelet një luftëtare e veçantë dhe stoike e demokracisë dhe e emancipimit, të drejtave të grave, ndërtimit të një shoqërie të mundësive të barabarta, por veçanërisht letërsisë e artit.. Në vitin 2005 e kam vlerësuar: “Nëse Gjirokastra ka Musine Kokalarin, qyteti ynë ka bijën e vet, Vilhelmen, të cilën pa druajtje e quaj “Musine Kokalari e Vlorës””.

Sikundër thotë për të prof.dr. Eshref Ymeri: “Krijimtaria e saj është një ngrohtësi që përcjell dridhërimën e zemrës, delikatesën e ndjenjave dhe fisnikërinë e shpirtit të saj bujar. Ështe gatishmëria për të ndarë me njerëzit e mirë pasurinë shpirtërore dhe zjarrin e zemrës së saj. Është aftësia për të ndarë me njerëzit e afërt hapësirat e gëzimit dhe honet e trishtimit. Është aftësia për të përjetuar bashkërisht lartësitë e haresë dhe tatëpjetat e dëshpërimit.”

Ndaj sot në Vlorë ishte kënaqësi që në një datë jubile, ditën kur 30 vite më parë u krijua dega e LDG- Vlorë, të promovohej libri i saj “Lidhja Demokratike e Gruas Vlorë”, i cili nën lejtmotivin “Demokracia nuk ndërtohet kurrë nëse nuk ka një shoqëri të emancipuar dhe një grua të integruar!” mblodhi zonja demokrate të Vlorës, por edhe nga mbarë Shqipëria.

Ishin të pranishme në promovimin e këtij libri me vlera të rëndësishme dokumentuese e historike, znj. Liri Berisha, kryetare e LDG, deputetja Albana Vokshi, aktorja e njohur, ish deputetja e PD, znj. Rajmonda Bulku e dhjetëra zonja demokrate n ga Tirana, Fieri, Berati, Gjakova, etj.

Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Liri Berisha ka falenderuar zonjën Vranari për veprën e saj letrare dhe në veçanti për librin “Lidhja Demokratike e Gruas Vlorë” dhe ka vlerësuar faktin që në “LDG Vlorë kanë kontribuuar ndër vite zonja të nderuara e me vlera, por edhe faktin që një libër i tillë është risi, pasi sjell në vëmendje figurat e ndritura të kombit dhe historinë e tyre që është historia e PD dhe e Shqipërisë.” Zonja Vokshi ka shprehur kënaqësinë për praninë në këtë promovim dhe aktivitet të 30 vjetorit të LDG Vlorë, duke shprehur dëshirën dhe urimin që të gjitha degët e LGD nëpër rrethe të kenë nga një libër të tillë për historinë e tyre.

Kryetarja e LDG Vlorë, Alta Haluci ka shprehur krenarinë për trashëgimninë e PD dhe kontributin e zonjave demokrate të Vlorës.

Në fjalën e saj autorja e librit, Vilhelme Vranari Haxhiraj, e cila ka qenë themeluese dhe kryetare e parë e LDG- dega Vlorë, 1991- 1998, si dhe anëtare e Kryesisë së LDG të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka bërë një përmbledhje të shkurtër të historikut të krijimit të LDG Vlorë dhe ka evokuar figurën e të gjitha zonjave demokrate ndër vite, duke përkujtuar me veneracion të gjitha zonjat, të cilat nuk jetojnë më.  Në takim folën e përshëndetën shumë zonja të pranishme, intelektuale e drejtuese të LDG Vlorë ndër vite.

Në këtë ditëlindje të 30-të të LDG Vlorë gjej rastin të përshëndes të gjitha zonjat demokrate të Vlorës, pa të cilat demokracia nuk do të ishte e plotë, ndërsa zonjës Vranari i uroj jetë të gjatë dhe krijimtari të pasur e të begatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME