Categories Lajme

300 mijë lekë mbeten në llogarinë e biznesit/ Gati 1 mijë sipërmarrje në Vlorë përfitojnë nga rritja e pragut të TVSH-së

Gati 90% e sipërmarrjes në vend që prej 1 janarit të këtij viti paguajnë zero tatimfitimi, ndërsa janë të përjashtuar edhe nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një vizite të zhvilluar në qytetin e Vlorës u ndal edhe në disa biznese “fast food”, që kanë përfituar së fundmi nga lehtësitë fiskale të përjashtimit të TVSH-së dhe Tatimit mbi Fitimin.

Eduardi, pronari i një biznesi familjar, është një prej 1000 subjekteve në Vlorë, që ka përfituar nga përjashtimi i TVSH-së nga data 1 janar 2021. Sipas ministres, janë 300 mijë lekë që tashmë nuk do t’i japë më shtetit, por i mbeten familjes së tij, si kursim dhe që mund t’i shpenzojë për të rritur biznesin apo për të punësuar akoma më shumë njerëz.

“Rëndësi ka që ju 300 mijë lekë të reja i fusni në llogarinë e biznesit dhe jo në buxhetin e shtetit. Qeveria shqiptare ka aprovuar disa skema nxitje të punësimit, ata persona që ju i keni larguar për arsye të lidhura me pandeminë, për një afat të caktuar kohor mund ti merrni në punë ku për gjysmën e kohës jua subvencionon shteti.

Pra, nëse ju keni një marrëdhënie kontraktuale dhe minimum 8 muaj punë, 4 muaj me pagë minimale jua paguajmë ne. Kështu që, kompensojmë nëpërmjet tatimfitimit 0, pragu i tvsh-së, nxitjes së skemës së punësimit u japim një kontribut të rëndësishëm për gati 90% bizneseve”, u shpreh Denaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME