Categories Lajme

32 të vdekur, 20 të zhdukur/ Pikat e nxehta ku vijojnë ende operacionet e kërkim shpëtimit, ankth edhe shpresë

Pas goditjes nga një tërmet shkatërrimtar të vendit gjatë mëngjesit të djeshëm, shpresat dhe urimet e gjithsecilit prej nesh ishin për një numër sa më të vogël viktimash, dhe për sa më shumë jetë të shpëtuara.

Pas më shumë se 30 orësh, aksionet e shpëtimit janë vendosur në disa zona në Thumanë dhe në Durrës, ku vala e tërmetit ishte më e madhe, dhe numri i jetëve të humbura ka shkuar në 32.

Mëngjesin e sotëm, ende pa nisur kërkimet e shpëtimit Ministria e Mbrojtjes tha se në total numri i viktimave kishte qenë 24. Gjatë ditës së sotme fatkeqësisht ky numër u rrit, duke qenë se te Spitali i Traumës ndërroi jetë Saimir Gregu, ndërkohë që në Thumanë u nxorën nga rrënojat dy prindërit e tij Pëllumb dhe Çelike Gregu.

Po ashtu nga rrënojat në Thumanë janë nxjerrë dhe Hajredin dhe Klement Calla, babë e bir, ndërkohë që janë zbuluar dhe 3 trupa të tjerë që i përkasin familjeve Cara dhe Cakoni, duke e çuar në total numrin e viktimave derimë tani në 32. 3 trupat e tjera ende nuk janë nxjerrë nga rrënojat.

Nga ana tjetër ka ende të paktën dhe 4 persona të tjerë që rezultojnë nën rrënoja në zonën e Thumanës, dhe shpresat që ata të jenë gjallë janë të pakta. Adelina, një 25 vjeçare është mes tyre, po ashtu dhe një djalë 7-vjeçar i familjes, për të cilin gjyshi tha se po i shuheshin shpresat se ai do të mund të ishte gjallë.

Një tjetër pikë kritike mbetet dhe godina e familjes Lala në Durrës, ku 6 anëtarë të saj mbeten ende nën rrënoja, ndërsa tërmetit i mbijetoi vetëm një djalë 17-vjeçar që u nxor dje nga ekipet e shpëtimit, dhe gjyshi i tij që kishte dalë në minutat e para pas tërmetit. Mes anëtarëve të familjes Lala ndodhen dhe 3 fëmijë të mitur, mes tyre dy binjakë.

Po ashtu pranë Hotel Miamar vijojnë kërkimet pasi aty dyshohet se janë nën rrënoja dy persona. Ka qenë vetë pronari i hotelit ai që ka ndihmuar ekipet e shpëtimit, për të shkuar drejt vendit ku dyshohet që ndodhen trupat, dhe që i përkasin punonjësve të këtij biznesi.

Kërkime janë duke u zhvilluar dhe në lagjen numër 18 në Durrës ku u nxorën dje të pajeta nënë e bijë, dhe ku gjendet ende nën rrënoja mamaja e Diana Muçajt, dhe që i përket familjes Karanxha.

Mister mbetet ende fati i tre studenteve, të cilat dyshohet se gjenden nën rrënoja në një pallat që gjendet pranë Kryqit të Kuq në Durrës, ndërsa asnjë prej personave të zhdukur nuk ka dhënë shenja jete.

Numri i viktimave, fatkeqësisht, pritet të jetë në rritje, pasi orët e gjata nën rrënojë, nuk favorizojnë aspak gjendjen e tyre shëndetësore.

Në këto orë të dhimbshme jemi bërë dëshmitarë i shumë dhembjeve njerëzore, të fëmijëve që gjenden të pajetë nën rrënoja, të studentëve, të familjeve të tëra që shuhen, por fatmirësisht ka pasur edhe raste shprese. Nga rrënojat janë nxjerrë gjallë 44 njerëz, edhe pas shumë orëve.

Të shpresojmë që të kemi lajme të mira nga çdo person që derimë tani raportohet i humbur poshtë rrënojave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME