Categories Lajme

35-vjeçari humbi jetën pasi e zuri korrenti, familjarët përplasen fizikisht me mjekët në spitalin e Vlorës (Video)

Përplasje mes familjarëve të 35 vjeçarit Arbër Ferati që vdiq pasi e zuri korrenti dhe mjekëve në Orikum. Dy ditë më parë 35 vjeçarin e zuri korenti teksa gjendej brenda autokombanjës teksa po shkonte të punonte në toka. Tensioni i lartë i energjisë elektrike preku mjetin e për pasojë ai ra në kontakt me energjinë elektrike.

Bluzat e bardha thonë se 35 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, e megjithatë i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për një shans ndërhyrje dhe shpëtimin e jetës së tij. Transporti është kryer nga autoambulanca e Njësisë Shëndetësore Orikum, por kur kanë mbërritur, ambulancës i është bllokuar dera. Bluza të bardha dhe të afërm kanë tentuar të hapin derën e ambulancës por nuk ia kanë dalë deri në përdorimin e forcës. Tentativa për të hapur derën e autoambulancës ka zgjatur për disa minuta dhe kjo ka sjellë irritim tek të afërmit e 35 vjeçarit.

Irritimi i tyre dhe ndërhyrja e bluzave të bardha dhe policisë për të qetësuar situatën ka sjellë përplasje fizike. Sikurse tregojnë pamjet, disa persona kanë marrë lëndime të lehta, mes tyre një efektiv dhe të afërm të 35 vjeçarit. Pas situatës së krijuar policia ka shoqëruar në komisariat një prej familjarëve të Feratit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME