Categories Lajme

38-vjeçari është vënë në pranga në Vlorë, pasi rezultonte person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane

Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë, pasi rezultonte person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Adjol Kushtaj ishte shpallur në kërkim nga Italia, ku është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Apelit në Firence. Ai akuzohet për kultivim të kanabisit, prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, si dhe trafik droge në bashkëpunim me persona të tjerë.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të forcave të rendit. Kushtaj është ndaluar në mënyrë të përkohshme dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ombra”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë.

I dënuar nga autoritetet italiane me 10 vite burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, lokalizohet dhe vihet në pranga 38-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara si dhe në bashkëpunim me zyrat homologe të Interpolit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ombra”.

Si rezultat, në lagjen “Kushtrimi”, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit:

* Adjol Kushtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Firence, Itali, me vendimin e datës 23.11.2023, e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim, mbajtje dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Trafikim i narkotikëve” dhe “Krim i kryer në bashkëpunim”, sipas Legjislacionit Penal Italian dhe Ligjit për Narkotikët.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin për procedurat e mëtejshme të ekstradimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME