Categories Lajme

2 të zhdukurit në Sarandë/ Karamuço zbulon teknikën si mund të shkohet drejt gjetjes së tyre: Ndiqni bletët dhe analizoni mjaltin e tyre

Misteri i zhdukjes së dy miqve në Sarandë, Koçoles dhe Sulovarit edhe pas mbi 40 ditëve vazhdon të mbetet një enigmë për policinë.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka shpërndarë në rrjetin e tij social një shkrim në lidhje me zhdukjen e dy 46-vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Eksperti sjellë në vëmendje një metodë interesante e cila mund të shërbejë në zgjidhjen e çështjes. Të përdorësh mjaltin për të zgjidhur një krim!

Mjalti ruan të dhëna të shumta mbi përbërjen e asaj që bletët janë ushqyer. Nëpërmjet tij mund të gjenden madje dhe gjurmë ADN-je, të trupave të dekompozuar, duke qenë se këto gjurmë shpërndahen në rrjetin nëntokësor dhe lulet i kanë në përbërjen e tyre, të cilat pasi “vizitohen” nga bletët, transferohen dhe në mjaltë.

Ervin Karamuço: Kur po i tregoja një homologu të huaj për rastin e zhdukjes dhe dyshimet për groposjen e dy personave në Sarandë, ai më tregoi për një teknikë të re forensike. Ndiqni bletët dhe analizoni mjaltin e tyre në zonat ku dyshohet më shumë. Universiteti George Mason në Virginia u vu në ndihmë të policisë me këtë teknikë dhe zbuloi dy viktima përpara disa kohësh.

Metoda: Body Farm, është Qendra e Antropoligjisë Ligjore, e krijuar në 1987. Trupat e njeriut që janë dhuruar pas vdekjes lihen të dekompozohen dhe analizohen më vonë, në mënyrë që shkencëtarët të mund ta studiojnë procesin në një mënyrë të kontrolluar. Tani ka tetë vende të tilla në mbarë botën.

Universiteti George Mason është një nga ato vende. Një nismë e re nga grupi kërkimor synon të studiojë se si proteinat në mjaltë mund të na tregojnë më shumë për njerëzit e humbur. Dihet se proteinat e mjaltit mbajnë informacion biokimik në lidhje me dietën e bletëve. Për shembull, kimikatet në pesticide mund të zbulohen në mjaltë, gjë që mund të zbulojë llojet e pesticideve që përdoren brenda një rrezeje prej pesë miljesh nga kosherja e bletëve.

Kur njerëzit dekompozohen, procesi prodhon komponime organike të paqëndrueshme (VOCs), të cilat mund të gjenden edhe në mjaltë. Nëse ka lule që rriten pranë mbetjeve njerëzore, ato VOC mund të absorbohen nga bimët. Bletët që ushqehen me ato bimë mund të marrin VOC dhe t’i lëshojnë ato në mjaltë, i cili mund të korret nga koshere të ndryshme dhe më pas të analizohet. Kështu, vendndodhja e përgjithshme e mbetjeve njerëzore mund të zbulohet.

“Nëse ne mund të përcaktojmë se çfarë janë VOC-të për njerëzit dhe ta dallojmë atë nga kafshët e tjera, atëherë ne mund të përdorim bletët dhe mjaltin e tyre si roje, dhe, shpresojmë, të gjejmë personat e zhdukur dhe të zgjidhim rastet,” shpjegoi Anthony Falsetti, një profesor i asociuar i mjekësia ligjore.

Bletët e mjaltit tërhiqen nga lloje të veçanta lulesh, të cilat do të mbillen në Laboratorin e Kërkimit dhe Trajnimit të Shkencës Ligjore në Mason, ku mbetjet njerëzore do të dekompozohen natyrshëm/FaxWeb.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME