Categories Lajme

Ndodh çudia në portet shqiptare, pak ditë më parë ministrja premtoi standarte, tani i jep…

Ndodh çudia në portet shqiptare, pak ditë më parë ministrja premtoi standarte, tani i jep goditjen finale biznesit turistik Një tjetër çudi ka ndodhur së fundmi në portet shqiptare. Vetëm pak ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, gjatë vizitës që pati me Autoritet Portuale në Vlorë, duke premtuar standarte më të mira, theksoi se nëse kompania e tragetit që do operonte në portin e Vlorës nuk do të ndryshonte traget, atëherë duhet të ndëshkohej për kushtet e saj.

Por çfarë po ndodh këto ditë në bregdetin shqiptar? Asgjë tjetër veç terrorit që ushtron Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me task- forcën e ngritur prej 15 personash, të cilët i janë turrur bizneseve sezonalë që presin turistët. Por nuk mjafton me kaq, ministrja Balluku ndalon tragetin të ankorohet në Portin e Sarandës duke lënë në tokë 250 pasagjerë, të cilët duhet të udhëtojnë me autobus nga Saranda drejt Portit të Vlorës dhe anasjelltas.

Po kush është arsyeja qesharake e Zonjës Ministre?

Trageti nuk mund të ankorohet në Portin e Sarandës sepse nuk është anije turistike, edhe pse në fakt ky traget ka 3 vjet që operon në portin e Sarandës.

Zonja Balluku ndoshta nuk e kupton që këtë dëm kaq të madh nuk ja bën Tragetit Red Star, pasi e ka më të ulët koston e 5 autobusave drejt Sarandës sesa spostimin e një trageti. Zonja Ministre nuk e kupton dot se përveç opozitës (jashtë Parlamentare) se në parlament brenda nuk ka më opozitë, e cila me protestat e saj i dha një goditje të madhe sezonit turistik, por ajo vetë i dha goditjen finale sezonit, një goditje nok out biznesit turistik Shqipëtar. Urime Znj. Ministre! Agron Brataj!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME