Categories Lajme

4 ditë pas tërmetit shkatërrues, sizmiologët: Situata drejt normalitetit

Që prej mëngjesit të 26 Nëntorit, kur vendi u godit nga një tërmet 6.3 ballë, janë shënuar plot 1260 nëngoditje të tjera sizmike. “Këto pasgosditje nuk kanë asnjë efekt në dëmtime strukturore”, tha sizmologu. Por Rrapo Ormeni thotë se trendi i tyre ka ardhur në rënie, çka dëshmon se vala sizmike po shkon drejt shuarjes.

“Sa më i madh tërmeti aq më të mëdhenj janë edhe pasgoditjet dhe janë shënuar disa pasgoditje të mëdha. Ky është një tregues i mir që kjo energji atje po clirohet deri sa të stabilizohet plotësisht”. Mëngjesin e së shtunës është shënuar një tërmet 3.1 ballë në zonën e Korçës, por Ormeni thotë se nuk ka lidhje mes dy fenomeneve, pasi ndodhen në pllaka tektonike të ndryshme.

“Tërmete të tillë bien gjatë ditës disa, s’kanë lidhje këto lloj thyerje me njera-tjetrën. Aktivizimi i Korcës është një thyerje tjetër, aktivizohet më vete”. Sizmiologët qetësojnë duke thënë se gjithsesi në Tiranë apo zona të tjera që ndodhen më larg epiqendrës nuk ka vend për panik, pasi lëvizjet nuk janë të rrezikshme./tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME