Categories Lajme

4 muaj pa paga/ Naftëtarët e Ballshit shkojnë në takimin e PS

Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh gjatë kësaj të premte kanë zhvendosur protestën e tyre në ambientet ku kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, zëvendës kryeministri Erion Braçe dhe deputeti Bashkim Fino zhvilluan një mbledhje me strukturat e Partisë Socialiste të qarqeve të jugut për përcaktimin e delegatëve të Asamblesë kombëtare në Fier.

Naftëtarët  kërkuan një takim me kryeparlamentarin Ruçi pasi prej 4 muajsh nuk kanë marrë pagat, por sipas tyre kreu i kuvendit është larguar nga dera e pasme për të mos i takuar. Punonjësit kanë debatuar me deputetin socialist Bashkim Fino duke i kërkuar një zgjidhje për shqetësimin e tyre për  të cilin kanë 8 ditë që protestojnë. Ky i fundit u ka premtuar se do ta paraqesë problemin në instancat përkatëse.

Uzina e Ballshit ka ndaluar punimet prej 5 muajsh dhe për pasojë 800 punonjës kanë mbetur të papunë që nga shtatori i vitit 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan! Vranë babë e bir në vitin 2012

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

Një grua ka humbur jetën ditën e sotme pasi është përplasur nga makina. Bëhet me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Familja shqiptare e shuar në Itali, flasin të afërmit: I nisëm fëmijët me duart tona, na u kthyen me arkivol

Fshati Gryksh i Madh i Peqinit është zhytur në zi pas tragjedisë së rëndë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, shtetasi përplaset fizikisht me gazetarin gjatë protestës, shoqërohet në komisariat

Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë…

LEXO ME SHUME