Categories Lajme

Familja shqiptare e shuar në Itali, flasin të afërmit: I nisëm fëmijët me duart tona, na u kthyen me arkivol

Fshati Gryksh i Madh i Peqinit është zhytur në zi pas tragjedisë së rëndë që goditi një familje nga ky komunitet, e cila humbi jetën në Itali.

Lajmi i hidhur ka tronditur banorët, ndërsa dhimbja ndihet në çdo shtëpi e në çdo rrugicë të fshatit.

Fqinjët rrëfejnë mes lotësh se familja ishte emigruese prej rreth tre vitesh në Itali. Më herët kishin qenë në Greqi për punë sezonale, gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë.

“Këto janë plagët e emigrimit. I nisëm fëmijët me duart tona dhe tani na kthehen me arkivol,” shprehen ata, duke theksuar sakrificat e panumërta dhe rrugëtimin e vështirë larg atdheut.

Sipas tyre, kujtimet janë ende të freskëta. Ata ishin parë për festën e ndërrimit të viteve, kishin ndarë urime, buzëqeshje dhe shpresa për të ardhmen. Sot, ato kujtime janë kthyer në plagë të hapura.

Tragjedia e rëndë ka tronditur njëkohësisht Italinë dhe Shqipërinë. Në zonën e Luccas, katër anëtarë të familjes shqiptare, Arti Kola, Jonida Kola, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola humbën jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit nga kaldaja. Ata u gjetën pa shenja jete në momentin kur karabinierët hynë me forcë në banesë.

Ngjarja ka prekur thellë edhe autoritetet lokale italiane. Kryetari i bashkisë së Porcarit, Leonardo Fornaciari, shprehu publikisht dhimbjen dhe solidaritetin e komunitetit: “Jemi të gjithë të shokuar dhe të pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike. Komuniteti ynë bashkohet me të afërmit dhe miqtë në një përqafim simbolik për këtë humbje të rëndë. U prehshin në paqe, të gjithë së bashku.”

Ai rikujtoi gjithashtu një fatkeqësi të ngjashme që ndodhi 34 vite më parë, po në këtë bashki, kur familja italiane Malanca humbi katër anëtarë të saj për shkak të monoksidit të karbonit nga një defekt i kaldajës.

Sot, në atë zonë ndodhet një park publik që mban emrin e tyre, një kujtesë e përhershme e dhimbjes dhe nevojës për siguri.

Nga Grykshi i Madh në Peqin e deri në Porcari të Italisë, dhimbja është e përbashkët.

Një tragjedi që bashkon dy komunitete, dy vende dhe lë pas një mesazh të hidhur për sakrificat e emigracionit dhe jetët e pafajshme të humbura shumë herët.

Drama e nënës, Sinani: “I kanë thënë që janë në spital”

Ibrahim Sinani, i afërm i familjes, zbuloi një detaj prekës lidhur me nënën e të ndjerit Arti Kola. E moshuara, 78 vjeçe, e cila jeton gjithashtu në Itali me djalin tjetër, ende nuk është njoftuar për vdekjen e të birit dhe nipërve.

“Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo tragjedi. I kanë thënë se janë sëmurë në spital dhe ende s’i kanë treguar gjë. Ka shqetësim se ajo mund ta përjetojë keq,” u shpreh Sinani.

Ai tregoi se Arti kishte vite që kishte emigruar, fillimisht në Greqi dhe më pas në Itali, për të ndërtuar një jetë më të mirë. Tragjedia bëhet edhe më e rëndë nga fakti se familja sapo kishte realizuar ëndrrën e emigrimit: blerjen e shtëpisë së tyre, të cilën fatkeqësisht nuk arritën ta gëzonin.

Florenc Sinani, kryeplaku i fshatit Gryksh nga ku kishte origjinën familja, i përshkroi viktimat si njerëz të mrekullueshëm.

“I jati kishte vite që kishte ikur, ndërsa familja u bashkua me të në Itali para katër vitesh. Arti punonte bojaxhi. Si këtu, ashtu edhe atje, kanë qenë familje e mrekullueshme,” tha kryeplaku.

Familja Kola kishte qenë së fundmi në Shqipëri për të festuar Vitin e Ri, pa e ditur se kjo do të ishte vizita e tyre e fundit në atdhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet

Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën, shpallen në kërkim egjiptianët

Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanal, tre të lënduar

Një aksident është regjistruar në zonën e quajtur Goriçaj, Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME