Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi.

Në kuadër të operacionit “Ruloti” janë arrestuar F. B., 31 vjeç, banues në Fier dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Këta persona u kapën në flagrancë në afërsi të një beach bar-i, në fshatin Dhërmi, me doza të lëndëve të dyshuara kokainë dhe kanabis, që i posedonin me qëllim shitjen.   Në vijim, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit F. B. dhe në rulotin ku ai qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza të tjera të lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 150 doza Kokaine dhe Cannabisi dhe automjeti i 31-vjeçarit.

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Ruloti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që shitnin doza Kokaine dhe Cannabisi, në fshatin Dhërmi.  Sekuestrohen rreth 150 doza të lëndëve të dyshuara Kokainë dhe Cannabis Sativa dhe 1 automjet. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në Dhërmi, finalizoi operacionin e koduar “Ruloti”.  

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: F. B., 31 vjeç, banues në Fier dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të një beach bar-i, në fshatin Dhërmi, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, që i posedonin me qëllim shitjen. Në vijim, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit F. B. dhe në rulotin ku ai qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza të tjera të lëndëve narkotike.     

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 150 doza Kokaine dhe Cannabisi dhe automjeti i 31-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME