Categories Lajme

4 shqiptarët gati të v ri ten mes tyre për vetëm një “Pse më sheh shtrembër”

Një sherr banal mes katër personave në Korçë, për pak sa nuk ka përfunduar me të vdekur. Rastësia ka shpëtuar Vioanë Beqiraj dhe Roi Rizvani nga vrasja, pasi dy vëllezër V.X dhe K.X, kanë shkuar të konfliktohen duke marrë dhe një pistoletë me vete. Për policinë dhe prokurorinë e Korçës, ngjarja ka lidhje me një motiv banal për mënyrën e shikimit. Mes dy vëllezërve dhe dy personave të dëmtuar Vioanë Beqiraj dhe Roi Rizvani palët kanë shkëmbyer fjalët: “Pse më shikon me presion”, “mos më shiko me inat”, ku në këtë debat ka qenë i përfshirë dhe personi tjetër Erik Metushi, i cili ka qenë nën shoqërinë e personit tashmë të shpallur në kërkim, njërin nga vëllezërit, V.X.

Siç thuhet në dosje hetimore pas konfliktit të parë me fjalë fyese Enrik Metushi dhe V.X janë larguar dhe më pas në vendin e ngjarjes është rikthyer vetëm V.X i cili ka marrë me vete edhe vëllain e tij K.X, të cilët pasi kanë kontaktuar Vionë Beqiraj dhe Roi Rizvani, K.X, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri tip pistoletë dhe ja ka drejtuar Vioanë Beqiraj. Ky i fundit është sulur me vrap drejt K.X dhe të dy së bashku janë përleshur me njëri-tjetrin. K.X e ka goditur me qytë pistolete dhe ka mbushur armën e ia ka drejtuar sërish, janë përleshur të dy dhe arma që mbante në dorë K.X, ka qitur një plumb të vetëm, që kapi asfaltin e rrugës ku po konfliktoheshin fizikisht, dhe plumbi ka kaluar shumë pranë këmbëve të tyre.

Më pas arma e zjarrit i është hequr nga dora K.X nga Vionë Beqiraj, dhe është hedhur përtokë. Nga ana tjetër vëllai tjetër i K.X,  V.X, po konfliktohej me shokun e Beqirajt, Roi Rizvani. Pasi arma ka rënë përtokë, vëllezërit Xoxi kanë hipur në një automjet tip “Fiat” me ngjyrë gri dhe janë larguar me shpejtësi. Si pasojë e këtij konflikti fizik dhe të armatosur me pistoleta, është bërë shpallja në kërkim e dy vëllezërve K.X dhe V.X, të cilët deri në këtë fazë të hetimit ende nuk janë arrestuar nga policia e Korçës. Ndërkohë Vioanë Beqiraj, shoku i tij Roi Rizvani pas ekspertimit mjeko-ligjor rezultojnë se kanë dëmtime në syrin e djathtë dhe në qafë.

Tashmë ndaj dy vëllezërve të shpallur në kërkim është ngritur akuza e “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”./shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME