Categories Lajme

4-vjeçari në Berat, reagon Ervin Demo: Fajin e kishte fëmija

Një ngjarje e rëndë u raportua mëngjesin e djeshëm në Berat.Një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën, për shkak se ra në kontakt me rrymën elektrike. Vogëlushi u çua me urgjencë në spital pasi ka qenë ende me shenja jete. Ai ka marrë kujdesin e mjekëve, por nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.

Ngjarja ndodhi në parkun e qytetit, në krah të pedonales. Vogëlushi ka prekur një nga telat e dritave të vendosur në tokë nga Bashkia e Beratit. Xhami i dritave ishte thyer dhe Bashkia nuk kishte marrë asnjë masë, duke rrezikuar jetën e shumë fëmijëve që luajnë në park. Fatkeqësisht nga kjo neglizhencë humbi jetën 4-vjeçari dhe deri më tani nuk po mban përgjegjësi asnjë.

Për më tepër, propagandohet që faji është i fëmijës. Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë së JOQ ALBANIA, reagimin e një faqeje të njohur në rrjetet sociale, Berati, ku sipas tij është faqja e PR të bashkisë Berat. Në atë reagim thuhet se puna e bashkisë është e madhe dhe se thyerja e xhamit të dritës që shkaktoi vdekjen e fëmijës ishte shkaku kryesor.

E turpshme të shikosh që deri më tani nuk ka asnjë përgjegjës për këtë ngjarje, e aq më pak një reagim serioz. Të gjithë kërkojnë vetëm drejtësi. Ky reagim në këtë faqe është fshirë, pasi qytetarët kanë masakruar postimin me komente që i përplasnin në fytyrë propagandën e shëmtuar.

Reagimi:

Vdekja tragjike e 4-vjeçarit në Berat, reagon Ervin Demo: Fajin e ...

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME