Categories Bota, Lajme

40 delfinë të prekur nga fruthi ngordhin në ujërat e Italisë

Delfinët në ujërat italianë po vdesin nga virusi i fruthit pasi sëmundja ka marrur jetën e të paktën 40 prej tyre. Delfinët në ujërat italianë po vdesin nga virusi i fruthit pasi sëmundja ka marrur jetën e të paktën 40 prej tyre. Të paktën 40 delfinë që u gjetën të vdekur në brigjet e Italisë u vranë nga një virus i ngjashëm me fruthin, thonë shkencëtarët.Studiuesit hulumtuan shkaqet e vdekjes për 10 nga gjitarët detarë, pasi dyfishi i numrit të kufomave të delfinëve ishte larë në bregdet deri në gusht.

Ekspertët e Universitetit të Sienës konfirmuan shkakun e vdekjes si mobillivirus cetacean, një virus në të njëjtën familje me fruthin.Infeksioni bën që delfinët të humbin peshë dhe pësojnë dëmtimin e trurit e që për shkak të ndotjes së pesticideve kjo ka bërë që infeksioni të jetë edhe më dëmtues.

Zyrtarët në rajon po i bëjnë thirrje qeverisë së Italisë të bashkohet me Konventën e Stokholmit e cila ndalon ndotësit organikë të vazhdueshëm. Ata thonë se Italia është i vetmi vend evropian që nuk është regjistruar ende në atë pakt, dhe ka ardhur koha që të rimendojë këtë pozicion.”Ne jemi të pafuqishëm përballë këtij virusi,” tha Federica Fratoni, komisare e mjedisit për rajonin e Toscana, në një deklaratë të shkruar.”Por ne mund të bënim shumë për një problem të tillë që ka dalur nga analiza e indeve dhe organeve të marra gjatë autopsisë.

Në vitin 2013, virusi shkaktoi vdekjen e 800 delfinëve dhe katër balenave që laheshin në bregdet në Bregun Lindor të Amerikës.Përhapja e mëparshme e madhe në rajon ndodhi në vitin 1987, kur 740 delfinë u konfirmuan të vdekur.Në korrik 2007, 100 delfinë u gjetën të vdekur përgjatë bregdetit të Mesdheut Spanjoll.Nga 10 delfinët e testuar, shtatë rezultuan pozitivë për praninë e këtij virusi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME