Në Gjermani si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet papushim në 24 orëkonsiderohen ende të humbur 70 vetë. Të paktën 40 vetë kanë gjetur vdekjen, 24 syresh në Këln dhe rreth 20 vetë në landin Rheinland – Palatinate.

Për shkak të vërshimeve nga reshjet e dendura në zonën e Eifelit në një fshat të vogël në Eifelort të landit Rheinland-Palatinate janë shembur gjashtë shtëpi natën. Sipas të dhënave të policisë po vazhdojnë kërkimet për 70 persona që konsideorhen të humbur.

Në qarkun e Ahrweilerit njoftohet për të paktën pesë të vdekur. Eshtë e paqartë nëse këta persona ndodhen ndërkohë me pushime diku tjetër, janë strehuar për shkak të situatës së rënduar tek të njohur të tyre, apo ndodhen vërtetë në vështirësi, tha ministri i Brendshëm i landit Roger Lewentz.

