Categories Lajme

40-vjeçari shqiptar i pret fytin me gotë spanjollit pas një sherri në lokalin e natës, arrestohet nga policia

Një shtetas me origjinë shqiptare, rreth 40 vjeç është në paraburgim, i akuzuar për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë, pasi i ka prerë fytin me gotë një personi tjetër, shtetas spanjoll, në klubin e natës Jaleo në La Hernán Corté.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 02:30 , kur pas një përleshje brenda ambienteve, shqiptari ka sulmuar spanjollin , duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

Sulmuesi u largua më pas vetëm, me duart tërësisht të gjakosura, si dhe me shpinën dhe qafën e njollosur.

Ai është nisur drejt rrugës Pescadores, i ndjekur nga një dëshmitar, i cili ka pasur guximin ta incizojë në video me celularin e tij në mënyrë që imazhi dhe veshja e tij të jenë të regjistruara, siç kanë shpjeguar disa të pranishëm për këtë gazetë. Teksa po largohej, i arrestuari, i cili kishte veshur një xhaketë lëkure të lagur me gjak, përsëriti: “Nuk kam bërë asgjë”.

Ndërkohë ai më pas është arrestuar dhe pritet të përballet me drejtësinë spanjolle.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME