Categories Lajme

40 vjeçari tentoi të vetëdigjej, KMSH: Ishte në kushte të rënduara, jo besimtar me mendje të shëndoshë

Pas faljes së namazit të Fiter Bajramit, një incident I pazakontë ndodhi në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet. Një person ka hyrë mes besimtarëve dhe ka tentuar të vetëdigjet duke bërtitur se “nuk ka Zot”. Ai është ndaluar nga besimtarët dhe nuk është lejuar që të ndërmarrë veprimin ekstrem, ndërsa më pas është shoqëruar nga policia e rendit.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe një përfaqësues nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, duke thënë se ai nuk është një prej besimtarëve, ndërsa aktin ekstrem tentoi ta merrte nën kushte të rënda psikike.

“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazhet të kësaj feste. Problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, deklaroi ai.

“Rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të v etëdi gjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi,”-njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME