Categories Lajme

404 mijë euro pa ‘pronar’/ Prokuroria i ofron bashkëpunim pastrueses për të folur: Ja cilat janë dy ofertat e grupit të hetimit

Prokuroria e Tiranës, ka kërkuar bashkëpunimin me Rozeta Dobin Alias Rakipllarin, pastruesen e arrestuar për vjedhjen e shumave të mëdha të eurove në banesën e Alda Klosit, ish-drejtoreshës së Kabinetit të ministrit Arben Ahmetaj.

Gruaja që tronditi opinionin publik me vjedhjen e rreth 525 mijë euro, 8500 dollarëve, 368.000 lekëve dhe 110 sendeve me vlerë, vijon të mbajë misterin e pronësisë së një shume financiare prej 404 mijë euro, të gjetura në tubin e aspiratorit në banesën e saj.

Por kur janë mbushur katër ditë nga zbulimi i shumës financiare, prokuroria nuk ka qartësuar se kush e disponon pjesën prej 404 mijë euro. Sipas gazetarit te Ora News, Elton Qyno, grupi i hetimit pranë prokurorisë së Tiranës, ka zgjedhur të ndjekë teknikalitete, duke ofruar bashkëpunim me Rozeta Dobin.

Në këmbim të dëshmisë së sinqertë dhe zbulimit të pronarit të eurove, prokuroria ka ofruar tek Rozeta dhe zbutjen e masës së sigurisë së djalit të saj, Havier Dobi, me qëllim lirimin e tij nga burgu.

Të dyja ofertat tashmë janë dhënë dhe pritet vetëm dëshira e të arrestuarës Rozeta Dobi, nëse pranon të flasë ose jo, përballë prokurorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME