Categories Lajme

41 vjeçari në Gjirokastër dhunon gruan, e pëson nga policia

“Specialistët e seksionit për Hetimin e Naroktikëve referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin V. B., 39 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një hoteli ku ky shtetas qëndronte, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shkop(shufër) metalik(dyshohet si armë e ftohtë), të cilat i posedonte shtetasi V. B.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Mercedez Benz” ku ky shtetas udhëtonte si pasagjer, nga shërbimet e policisë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

-Gjithashtu u shoqërua në ambientet e DVP Gjirokastër shtetasi L. Sh., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar që ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e bluve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME