Categories Lajme

Konstituohet këshilli bashkiak, PD-së “i bie” edhe bastioni i saj më i fuqishëm

Ashtu si në bashkitë e të tjera të vendit është konstituuar sot edhe këshilli i bashkisë së Kamzës, ndërsa Rakip Suli pritet të betohet në krye të saj. Konstituimi i këshillit është zhvilluar në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim Rugova”. Janë miratuar sot mandatet e 40 këshilltarëve të bashkisë në Kamëz, të cilët do të punojnë për këtë bashki në katër vitet e ardhshme.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe figura të rëndësishme nga radhët e Partisë Socialiste si Sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë, Taulant Balla dhe deputeti Ervin Bushati. Kandidati fitues i zgjedhjeve të 30 qershorit, Rakip Suli mori besimin e qytetarëve të bashkisë në Kamëz duke “sfiduar” kështu Xhelal Mziun. Gjykata e Tiranës disa ditë më parë i dha mandatin kreut të ri të bashkisë së Kamzës, Rakip Suli. Kryetari aktual i kësaj bashkie, Xhelal Mziu bëri kërkesë në Gjykatë për të qenë palë në këtë proces dhe dorëzoi pranë saj të gjitha provat që sipas avokatit të tij, Ivi Kaso tregonin se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin legjitime, por kjo kërkesë e tij nuk u pranua./balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME