Categories Lajme

45 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri

Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus ne Shqipëri, shtrimet ne spital dhe humbjet e jeteve si pasoje e semundjes.Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 45 raste të reja me COVID-19. Sot jane verifikuar 21 raste ne Tirane, 10 ne Shkoder, 4 ne Elbasan, nga 3 ne Delvine e Kurbin dhe nga 1 ne Kruke, Kukes, Lezhe dhe Sarande.

Vijojne shtrimet e reja ne spitalin Infektiv me simptoma te renduara. Ne Infetkiv po trajtohen 71 paciente, 10 ne terapi intensiove dhe 2 te intubuar ne gjendje te rende. Shifrat jane bere publike nga Ministria e Shendetesise ne deklaraten zyrtare te situates me te fundit te koronavirusit ne vendin tone. Dy persona kane humbur jeten ne 24 oret e fundit, nderkohe qe nje dite me pare u konfirmuan 69 raste te reja dhe u shenuan 4 viktima.

E PLOTE Ministria e Shëndetësisë: 45 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit 57 të shëruar në 24 orët e fundit. Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19 Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë. Vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren.

Fatkeqësisht, një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave. Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Numri i rasteve të rritura në 2 javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë.
Ju lutemi, respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.
Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.  Statistika (1 Korrik 2020) Testime totale 27303 Raste pozitive 2580 Raste të shëruara 1516 Raste Aktive 999 Humbje jete 65 (Qarku Tiranë 36, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 9, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 367 Durrës 201 Shkodër 150  Vlorë 110 Fier 47Lezhë 42 Korçë 28Kukës 19 Elbasan 16 Gjirokastër 7 Berat 6 Dibër 6

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME