Categories Lajme

45 viktima, mjekët bullgarë tregojnë gjendjen e 7 të plagosurve në spital

Shtatë persona të cilët i kanë shpëtuar tragjedisë me 45 viktima në Bullgari, janë dërguar në spitalin Pirogov në Sofje, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.  Mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një vajzë 17-vjeçare dhe 6 persona të tjerë të moshave më të rritura.

Doktoresha Maja Argirova nga Klinika e Spitalit të Djegieve në Institutin Mjekësor tha se nuk ka asnjë rrezik për jetën e të plagosurve. 17-vjeçarja dhe 5 prej pacientëve më të rritur ndodhen në Klinikën e Diegieve ndërsa një tjetër është dërguar në Klinikën e Traumatologjisë.

Të gjithë ata i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë në spital. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma pak pas orës 02.00, në afërsi të fshatit Bosnek. Autobusi me targa të Maqedonisë ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Automjeti ka hyrë në Bullgari nga Turqia. Pak pas mesnate, autobusi ndaloi në një pikë karburanti afër Sofjes dhe më pas vazhdoi rrugën. Aksidenti ka ndodhur një orë më vonë. Deri më tani nuk ka një konfirmim nëse autobusi fillimisht ka dalë nga rruga dhe më pas ka marrë flakë apo e kundërta.Abcnews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME