Categories Lajme

5 ditë pas tërmetit të 21 shtatorit Konvaleshenca u shpall e pabanueshme… në 26 Nëntor i mori jetën kryekomisarit

5 ditë pas tërmetit të 21 shtatorit ishte vlerësuar e pabanueshme, por godina e Konvaleshencës e cila i mori jetën kryekomisarit Bajram Hajdarmataj vijonte të qëndronte e hapur për studentët por edhe pedagogët që jepnin mësim në ambientet e saj.Shqiptarja.com ka siguruar aktin e konstatimit të kësaj godine, të firmosur në datë 26 shtator të këtij viti, sipas të cilit, Hoteli i Ri i pushimeve të Ministrisë së Brendshme të ndodhur në Konvaleshencë është i pashfrytëzyeshëm pasi copat e tullave dhe suvave mund të shkaktojnë dëmtime në njerëz, si dhe objekti ka nevojë për rikonstruksion të muraturës.Akti i konstatimit mban firmën e arkitekteve Emiriana Sako, Adnand Toçila dhe inxhinierëve Diana Dedja dhe Elsa Kalesha, ndërsa sot pas hekurave janë drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës, Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa.

Bajram Hajdarmataj humbi jetën mëngjesin e 26 Nëntorit, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë. Kryekomisari u nxor i pajetë nga rrënojat e godinës së re të Konvaleshencës, ku qëndroi i vetëm pasi kishte refuzuar të qëndronte në godinën e vjetër ku ishin akomoduar studentët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME