Categories Lajme

‘5 mijë euro ose të nxora videon in. time’| Në kër.kim të shqiptarit që shantazhoi greken

Policia dhe prokuroria e Tiranës janë vënë në gjurmim të një shqiptari që ka kërcënuar një vajzë greke nëpërmjet programit Instagram, duke i vendosur një gjobë financiare prej 5 mijë euro, shumë kjo që nëse nuk do të paguej shqiptari do i publikonte fotografi dhe video intime vajzës greke. Ndjekja e këtij shqiptari i është besuar sektorit kibernetik në policinë e Tiranës, e cila tashmë po ndjek hartën elektronike të përdorimit të profilit me emrin “mitsos-11111” dhe “tsos318”. Lidhur me këtë çështje policia dhe prokuroria e Tiranës janë vënë në lëvizje pas një letërporosi të dërguar nga prokuroria greke, e cila kërkon nga autoritet shqiptare të gjurmojnë në rrugë kibernetike profilin e instagramit “mitsos-11111” dhe një numër shqiptar prej nga është hapur ky profil shantazhues.

Mësohet se ka qënë vajza Tsitogloy Krystalias e cila ka paraqitur kallëzim pranë autoriteteve të policisë greke se në profilin e saj në Instagram “mitsos-11111” në datën 16 maj 2018 rreth orës 23:48 i dërgoi një mesazh përmes faqes së internetit (Ëebsite) që ajo ka profilin me emër “krystalia1994”dhe pasi zhvilloi me të komunikim i referohej se në zotërimin e tij disponon material fotografik që e paraqet atë nudo, duke kërcënuar se do ti publikonte përveç se në qoftëse do ti dërgonte atë moment material fotografik të saj nudo. Në vazhdim, autori i panjohur me qëllim për të nxjerrë dobi pasurore të paligjshme kërkoi nga ajo që të paguajë përmes “Wester Union”, shumë të hollash me qëllim që të mos kryejë publikimin të materialit të ri fotografik që kishtë në zotërim të tij.

Vajza Tsitogloy Krystalias nuk e krehu pagesën e shumës së kërkuar, ndërsa autori më një tjetër adresë në Instagramë  me emërin “tsos318” i dërgoi sërisht mesazh përkatës. Nëndrejtoria e Ndjekjes se Krimit Elektronik të Greqisë Veriore kërkoi nga Shoqëria Facebook Ireland LTD, tek e cila i përket faqja e internetit të mësipërm që përdori autori informacion mbi të dhënat e këtyre faqeve nga ku rezultoi se “mitsos-11111” është hapur me një numër telefoni shqiptar +355692934XXX. Ndërsa profili në Instagram me emrin “tsos318’ është regjistruar në llogarinë elektronike [email protected]. Objekti i kësaj letërporosie është marrja të dhënave për identifikimin e personi që kanë përdorur adresat e mësipërme më qëllim përfitimin të paligjshëm duke konsuamuar veprër penale në dëm të vajzës greke Tsitogloy Krystalias, dhe më konkretisht “Shtërngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhëniën e pasurisë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME