Categories Lajme

5 Qershor 2020: Dita Boterore e Mjedisit

Eshte rasti qe rjeti i shoqatave mjedisore Vlore “RIVIERA BLU” te shprehi opinionin bazuar ne monitorimet dhe publikimet institucionale perfshire edhe ato te Progers Raportit, Kap.27, te BE-se te interpretoje performancen mjedisore te Vlores nisur nga misioni i vete per “konservimin dhe mbrojtjen e mjediseve natyrore dhe ato urbane nga demtimet dhe ndotjet”
Vlora eshte qytet me pasuri te shumta natyrore ekoturistike si resurse per zhvillimin e qendrueshem. Nderkohe, krahas permiresimeve te realizuara ne fushen e mjedisit, sipas “detyrave” dhe normave te BE-se , konstatohet se ka akoma ceshtje qe kerkojne permiresime ne zbatim edhe te Planit Kombetar te Integrimit Europian te Qeverise, 2020-2022.
Eshte shume e rendesishme permiresimi treguesve te ekologjise urbane; te dhenat monitoruese me pajisjet teknologjike perkatese per cilesine e ajrit urban duhet te jene te publikuara e te besueshme . Nuk po realizohet zhvendosja e mbetjeve urbane nga venddepozitimi egzistues brenda qytetit me ndikim negative ne shendetin e njerezve. Ka mungese informacioni per raportin siperfaqe e gjelber/banor sipas normave te BE-se nderkohe qe nuk duhet te kemi betonim , prerje e djegie te siperfaqeve pyjore. Eshte e nevojshme qe te mbrohen me mire mjediset publike te gjelberuara, te studjohet e miratohet “Kurora e Gjelber” dhe te mbrohet “Pylli i Sodes”. Megjithese Vlora eshte qytet turistik, me perparesi turizmin detar, nuk eshte zgjidhur e ralizuar miremenaxhimi i mbetjeve dhe ujrave urbane me pasoje ndotje te mjediseve publike e ujrave detare te larjes. Eshte shume e rendesishme qe vendimmarrjet per projekte si nderhyrje ne mjedis te jene sa me transparente e te prezantuara duke terhequr mendimin e publikut, paleve te interesit. Gjithashtu vendimmarrjet te jene ne perputhje me permbajtjen e legjislacionit mjedisor, ne mbeshtetje te zhvillimit te turizmit e agrobiznesit si prioritete te shvillimit te qendrueshem, pa demtime e tjetersime te pasurive natyrore e Zonave te Mbrojtura, me mbeshtetje me te mire nga institucionet ligjzbatuese e zeri i qytetareve per aplikimin e zbatimin e legjislacionit tone kombetar ne nivelin e kerkesave te BE-se.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME