Categories Lajme

5 stacione treni në Ukrainë bombardohen nga rusët, nuk dihet numri i viktimave

Pesë stacione treni në Ukrainë janë bombarduar nga rusët.

Përditësimin e ka bërë kreu i Hekurudhave të Ukrainës i cili ka deklaruar se pesë stacionet e trenit në Ukrainën qendrore dhe perëndimore janë bombarduar mëngjesin e sotëm.
Alexander Kamyshin tha se nga sulmet ka edhe viktima, por deri më tani nuk dihet numri i saktë i tyre.

Ai shtoi se të gjitha sulmet ndodhën brenda një ore, duke bërë që 16 trena pasagjerësh janë vonuar.

“Pesë stacione hekurudhore u bombarduan gjatë një ore sot në mëngjes. Mbi 16 trena u vonuan. Raportohen edhe për viktima, detaje më vonë. Rusët vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që stacionet e trenave janë vënë në shënjestër që nga shpërthimi i luftës me Rusinë në fund të shkurtit.

Më herët në prill, të paktën 50 persona, duke përfshirë pesë fëmijë, u vranë pasi forcat ruse kryen një sulm me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk.

Stacioni në Ukrainën lindore po përdorej nga civilë që përpiqeshin të largoheshin nga lufta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME