Categories Lajme

5-vjeçari i bllokuar prej dy ditësh në pus ndërron jetë pasi u nxorr i gjallë

Një djalë pesë vjeçar i bllokuar për disa ditë në një pus të thellë dhe të thatë në Afganistanin juglindor ka vdekur, thanë të premten zyrtarët talebanë. Fëmija, i quajtur Haidar, “na ka lënë përgjithmonë”, shkroi në Twitter Anas Haqqani, një këshilltar i lartë në ministrinë e brendshme.

Fëmija rrëshqiti në fund të pusit prej dheu në fshatin Shokak në provincën Zabul, rreth 400 km në jugperëndim të kryeqytetit Kabul, të martën. Ekipet e shpëtimit arritën tek ai të premten në mëngjes. Ai ishte ende gjallë kur arritën tek ai, por gjendja e tij ishte “jo e mirë” dhe ai kishte nevojë për “trajtim mjekësor direkt”, tha më herët Ahmadullah Wasiq, një zëvendës zëdhënës i qeverisë talebane.

Gjyshi i Haidar, Haji Abdul Hadi, 50 vjeç, i tha AFP se djali ra në gropë ndërsa përpiqej të “ndihmonte” të rriturit të shponin një pus të ri në fshatin e shkatërruar nga thatësira. Sipas burimeve zyrtare, fëmija ka rrëshqitur në pusin 25 metra të thellë përpara se të tërhiqej nga një litar në një thellësi rreth 10 metra, ku ka mbetur i bllokuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME