Categories Lajme

50 mijë euro për 3 mijë rrënjë ka.nabis, nisin hetimet për drejtuesit e pol.icisë në Librazhd e Elbasan

Disa drejtues të Policisë në Librazhd dhe Elbasan janë vënë nën hetim pasi akuzohen se kanë neglizhuar dhe shpërdoruar detyrën duke lejuar kultivimin e 3 mijë rrënjëve kanabis në fshatin Ostren të Librazhdit.

Bedri Hasanaj, shef i komisariatit në Librazhd,  Armand Koni shefi i Krimeve dhe një numër i madh drejtuesish në komisariatin e policisë Librazhd dhe Drejtorinë e Policisë së Elbasanit prej disa javësh janë vënë nën hetim nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave dhe dosja është dërguar për hetim në prokurorinë e Elbasanit.

Sipas burimeve për Report Tv, në dosje ka dëshmi që rëndojnë pozitën e zyrtarëve të lartë të policisë në Librazhd, madje dhe se personat që janë të pa identifikuar që kanë mbjellë lëndën narkotike kanë paguar 50 mijë euro tek zyrtarët, ky mbetet ende një informacion paraprak pasi prokuroria po punon për mbledhjen e sa më shumë provave në lidhje me këtë skandal.

Ajo çfarë është e dyshimtë është se komisari i zonës ku ka qenë mbjellë kanabis pak se të evidentoheshin 3 mijë rrënjët me kanabis është hequr nga ajo zonë dhe aty është emëruar një komisar tjetër që vinte nga Elbasani dhe që nuk kishte njohuri të mjaftueshme për terrenin e thellë malor ku ishte mbjellur lënda narkotike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME