Categories Covid-19, Lajme

51 në Vlorë, 1007 raste gjatë 24 orëve, 6 qytetarë e kanë humbur betejën

Shifra të larta të të prekurve me koronavirus janë raportuar këtë të mërkurë nga Ministria e Shëndetësisë. 1007 persona kanë rezultuar pozitivë nga 3849 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë 6 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë 581 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,958 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 3849 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1007 qytetarë

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

289 raste në Tiranë, 76 raste në Fier, 72 në Lushnje, 54 në Durrës, 51 në Vlorë, 48 në Elbasan, 32 në Shkodër, 28 në Kavajë, 25 në Lezhë, 24 në Mallakastër, 23 në Kamëz, 20 në Krujë, nga 19 raste në Kurbin, Korçë, 18 në Sarandë, 16 në Kukës, 15 në Gjirokastër, nga 14 raste në Berat, Malësi e Madhe, 12 në Divjakë, nga 11 raste në Mat, Kuçovë, 9 në Pogradec, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Përmet, Delvinë, nga 6 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Himarë, Shijak, nga 5 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, Patos, 4 në Fushë Arrëz, nga 3 raste në Has, Mirditë, Bulqizë, Peqin, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Vau i Dejës, Kolonjë, Poliçan, Dropull, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Rrogozhinë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 581 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,958 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetare nga Tirana, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetar nga Tepelana, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 49 -92 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (3 Shkurt 2021) Raste të reja ditore 1007 Të shëruar në 24 orë 581 Të shtruar në spitale 404 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 3849 Testime totale 369,158 Raste pozitive 80,941 Raste të shëruara 48,958 Raste Aktive 30,579 Humbje jete 1404

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 17308 Fier 2607 Durrës 1725 Shkodër 1517 Vlorë 1483 Elbasan 1424 Lezhë 1071 Korçë 979 Berat 931 Gjirokastër 628 Kukës 480 Dibër 426

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME