Categories Covid-19, Lajme

52 në Vlorë, 942 raste të reja, 5 qytetarë kanë humbur jetën

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 942 raste të reja me koronavirus nga 3856 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve raporton po ashtu se si pasojë e Covid-19 e kanë humbur jetën 5 qytetarë. Në total, numri i të infektuarve në vend shkon në 79,934 kurse ai i viktimave rritet në 1,398.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

199 raste në Tiranë, 80 në Tiranë, 57 në Elbasan, 52 në Vlorë, nga 39 raste në Shkodër, Lushnje, 33 në Lezhë, 32 në Fier, 30 në Krujë, 29 në Kavajë, 26 në Kamëz, 25 në Sarandë, 22 në Kukës, 17 në Patos, nga 16 raste në Gjirokastër, Shijak, 14 në Librazhd, nga 12 raste në Berat, Dibër, nga 11 raste në Korçë, Rrogozhinë, Gramsh, Kuçovë, 10 në Kurbin, nga 9 raste në Mallakastër, Vau i Dejës, Divjakë, nga 8 raste në Pogradec, Peqin, Skrapar, nga 7 raste në Mirditë, Mat, Bulqizë, nga 6 raste në Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, nga 5 raste në Tepelenë, Cerrik, nga 4 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Belsh, 3 në Devoll, nga 2 raste në Has, Tropojë, Përmet, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Poliçan, Këlcyrë, Konispol, nga 1 rast në Roskovec, Klos, Vorë, Pustec, Dropull.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 455 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,377 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Lushnja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 43-87 vjeç.

COVID-19 – Statistika (2 Shkurt 2021) Raste të reja ditore   942 Të shëruar në 24 orë  455 Të shtruar në spitale 405 Humbje jete në 24 orë   5 Testime ditore 3856 Testime totale  365,309 Raste pozitive   79,934 Raste të shëruara  48,377 Raste Aktive   30,159 Humbje jete   1398

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë   17144 Fier 2479 Durrës  708 Shkodër 1494 Vlorë 1445 Elbasan 1418 Lezhë 1064 Korçë    948 Berat 924 Gjirokastër 631 Kukës   474 Dibër   430

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME